Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri ngushëllon familjen Buçinca për ndarjen nga jeta të Z. Fahri Buçinca

2021/03/18 - 2:08

Telegram Ngushëllimi

E dashura Zonja Naxhije,
E nderuar familje Buçinca,

Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të z. Fahri Buçinca, intelektual përparimtar, që punoi tërë jetën për arsimin e përparimin e të rinjve e të rejave të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës.

Përmes përkrahjes me bursa nga fondacioni Naxhije e Fahri Buçinca, qindra vajza realizuan ëndrrën e tyre për shkollim, që ishte mision jetësor i qiftit Buçinca.

Veprat e z. Fahri Buçinca ndriçuan figura historike të popullit tonë, prandaj sot Vushtrria e Kosova humbën intelektualin e patriotin e madh.
E nderuara familje, pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dh të qytetarëve të Vushtrrisë.

Prehu në paqe Fahri Buçinca

Me pikëllim,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë