Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri vizitoi inovatorët e qytetit të Vushtrrisë

2021/10/21 - 10:01

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri së bashku me zyrtarë tjerë komunal sot ka vizituar Innovation Academy në Vushtrri.
Me rastin e kësaj vizite Tahiri tha se do ti përkrah inovatorët për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë dhe u shpreh i inspiruar nga aftësitë e nxënësve por edhe nga motivi i mësimdhënësve të Innovation Academy.
“Fatbardha e Ensari janë inspirim i vërtetë, ata kanë lënë punë tjera të rëndësishme e i kanë investuar krejt kursimet personale në këtë shkollë për talentët e rinj në fushën e programimit dhe të ICT-së. Ata bashkë kanë arritur të zbulojnë talente të jashtëzakonshme në Vushtrri” tha Tahiri.