Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Xhafer Tahiri ngushëllon familjen Beka

2019/01/03 - 2:10

E nderuara familje Beka!

Me dhembje morëm sot lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe Profesorit  Vushtrrias, Bekë Beka.

Profesori Beka, do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Vushtrrisë për kontributin e tij në arsim që nga viti 1984.

Andaj, bashkëndjemë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën Profesor Bekën.

Në emrin tim, dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, Ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Profesorit Bekë Beka.

 

Me respekt!

Xhafer TAHIRI

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë