Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Xhafer Tahiri priti përfaqësues të Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë japoneze

2019/02/12 - 11:10

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në një takim pune përfaqësues të Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë japoneze në Prishtinë.

“Me z. Mark Rodiqi, nga Zyra ndërlidhëse Qeverisë japoneze në Kosovë, biseduam për përkrahjen e projekteve të Komunës së Vushtrrisë nga Qeveria Japoneze.  Janë disa projekte me të cilat Komuna do të aplikojë për fonde tek Qeveria Japoneze”, ka thënë kryetari Tahiri pas këtij takimi.

Qeveria japoneze është donatori i tretë më i madh në Kosovë.