Republika e Kosoves

Vushtrri

Kuvendi Komunal në mbledhjen e jashtëzakonshme miraton listën e bizneseve që do të vendosen në Parkun Industrial

2021/04/16 - 3:18

Sot në mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka miratuar piken e rendit të ditës, “Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për vlerësim të ofertave për vendosje të bizneseve në Parkun Industrial në Lumadh”.

Për votuan 14 anëtar të Kuvendit, 2 votuan kundër dhe 3 abstenime. Ndërsa anëtarët e Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe një pjesë e anëtarëve nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën dhe nuk e kanë votuar piken e rendit të ditës.

Zona Ekonomike në Lumadh është investimi më i madh në 50 vitet e fundit për biznesin në Vushtrri, i cili iu mundëson bizneseve kushte më të mira të punës. Në këtë Park Industrial përfshihen 22 milion euro investime ku do të krijohen 813 vende të reja pune për qytetarët e Vushtrrisë.