Republika e Kosoves

Vushtrri

Largohen deponitë e mbeturinave në fshatin Samadrexhë

2023/03/05 - 2:35

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka marrë pjesë në pastrimin e deponive të mbeturinave në fshatin Samadrexhe.
Këtij aksioni së bashku me kompaninë “Uniteti” i janë bashkuar edhe Këshilli i fshatit Samadrexhë dhe shumë qytetarë.
“Po e fillojmë me këtë fshat, për të vazhduar në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë”, tha kryetari Idrizi.
I pari i Vushtrrisë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta pastrojnë dhe ta ruajnë ambientin.