Republika e Kosoves

Vushtrri

Mbahet konsultim publik me qytetarë për zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë

2024/11/07 - 5:47

Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur konsultim publik me qytetarë për të diskutuar për dy projektet që kanë rrjedhur si pjesë e procesit të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë, një projekt i përbashkët me USAID.
Konsultimi publik është mbajtur rreth dy projekteve që janë përzgjedhur nga qytetarët për t’u implementuar nga Komuna e Vushtrrisë.
1. Shfrytëzimi i paautorizuar i oborrit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Andon Zako Çajupi”
2. Aftësimi profesional i grave nga zonat rurale dhe komunitetet jo shumicë
Për të dy projektet, fillimisht zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Administratë dhe Zyra për Barazi Gjinore, kanë prezantuar projektet, e më pas qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre rreth realizimit të dy projekteve.