Republika e Kosoves

Vushtrri

Me 17 mars planifikohen lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor Vushtrri – Mitrovicë – Bajgorë

2021/03/15 - 3:35

Njoftim

Në kuader të ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, ju njoftojmë se planifikohen lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor drejt kësaj zone, sipas orarit të cekur më poshtë:

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgorë

Data: 17 mars, 2021

Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Gjatë kohës së shënuar mund të ketë ndalesa apo kufizime tjera në komunikacion. I gjithë ekipi i angazhuar bëjnë përpjekje të vazhdueshme që koha dhe kufizimet të jenë sa më të pakta. Mjetet transportuese janë lehtë të identifikueshme dhe janë nën përcjelljen e automjeteve të sigurisë. Ju lutem që t’i respektoni rregullat paralajmëruese.

Për shkak se mund të ketë vonesa në komunikacion, ju lutem të keni parasysh që udhëtimet tuaja t’i planifikoni me kohë. Gjithashtu keni vëmendjen që gjatë kësaj kohe të keni kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, ndërsa informoni dhe kërkoni që edhe anëtarët tjerë të familjes, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, të janë të kujdesshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptim.