Republika e Kosoves

Vushtrri

MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2023

2022/09/29 - 2:57

Sot, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar buxhetin për vitin 2023 njoftoi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Kryetari Idrizi ka njoftuar se buxheti i është miratuar Komunës së Vushtrrisë për vitin 2023 me të gjitha votat [për] dhe asnjë [kundër].
”Buxheti i miratuar hap rrugët për jetësimin e projekteve, për të cilat edhe kemi marrë besimin e qytetarëve”, – shkroi më tej Kryetari Idrizi.
Në fund ai falënderoi gjithë anëtarët të Kuvendit komunal dhe qytetarët e Vushtrrisë.
Urime qytetarë të Vushtrrisë!