Republika e Kosoves

Vushtrri

MUAJI TETOR, MUAJ I NDËRGJEGJËSIMIT

2022/10/19 - 7:02

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, sot u organizua një panel diskutimi me temën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Pjesëmarrës në këtë panel ishin: drejtoresha e spitalit “Sheikh Zayed” dr. Shefkije Shatri drejtoresha e QKMF-së dr. Naile Gjaka, dr. Edona Leci- radiologe dhe Fatmire Krasniqi – trajnere në QKMF, si dhe një numër i madh i grave.
Në këtë kampanjë sensibilizuese, u theksua rëndësia e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe se trajtimi tij i hershëm shpëton jetë.
Komuna e Vushtrrisë ka një bashkëpunim të shkëlqyer me spitalin “Sheikh Zayed”, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë, në mënyrë që qytetarët të kenë trajtime të duhura shëndetësore.