Republika e Kosoves

Vushtrri

Ndihmohen familjet punëtorëve të LLamkosit

2018/06/14 - 2:58

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me përkrahjen e fondacionit “Freskia” ka bërë shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për sindikatën e ish punëtorëve të Llamkosit.

Kjo ndihmë për këto familje është bërë me rastin e Festës së Bajramit. Vlera e pakos ushqimore është 50€.

Po ashtu ish punëtorëve të Llamkos me gjendje më të rëndë ekonomike i janë shpërndarë 100 palë këpucë!

Familjet e punëtorëve të LLamkosit, kanë mbetur në gjendje jo të mirë sociale pasi që privatizimi i kësaj ndërmarrje ka dështuar dy herë.