Republika e Kosoves

Vushtrri

Nënshkruhet marrëveshja për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Vushtrrisë

2021/04/06 - 1:57

Është nënshkruar sot në Vushtrri marrëveshja për institucionalizimin e mekanizmit koordinues, kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në Komunën e Vushtrrisë.

“Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi është koordinimi i aktereve lokal, nënshkrues të kësaj marrëveshje në parandalimin e dhunës në familje”, thotë Remzije Zekolli, zyrtare për barazi gjinore në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe përfaqësuesit e Gjykatës, Prokurorisë, QKMF, Qendra për punës sociale, Zyra e punësimit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe OJQ “ATO”.