Republika e Kosoves

Vushtrri

Nënshkruhet marrëveshje për angazhimin e profesionistëve të diasporës në avancimin e barazisë gjinore

2024/10/03 - 3:36

Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Germin, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me synim të angazhimit të Diasporës në avancimin e barazisë gjinore.
Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, dhe drejtoresha e Organizatës Germin, Sihana Bejtullahu.
Qëllimi i këtij memorandum është krijimi i një bashkëpunimi në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Organizatës Germin për të realizuar aktivitete të përbashkëta që promovojnë angazhimin e Diasporës në avancimin e barazisë gjinore.
Ky bashkëpunim synon të ndërtojë ura lidhëse mes qytetarëve të Vushtrrisë dhe anëtarëve të diasporës, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe kontributin për çështjet e barazisë gjinore.