Republika e Kosoves

Vushtrri

Nesër në Vushtrri nis projekti i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim përkrahur nga GIZ-i gjerman

2018/04/16 - 4:54

Përmes aktiviteteve solemne, nesër edhe zyrtarisht nis projekti i madh i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, në gjithë territorin e Komunës së Vuhtrrisë

Ky projekt i cili po përkrahet nga financiarisht nga GIZ-i gjerman dhe Komuna e Vushtrrisë, dhe po zbatohet nga Green Art Center, do të filloj me një ceremoni që do të mbahet në qendër të Vushtrrisë, në Sheshin të ‘Kalaja e Qytetit’. Lancimi dhe hapja zyrtare e projektit “Zbatimit të skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në Komunën e Vushtrrisë, parashihet të zhvillohet ditën e martë, më datën 17.04.2018 në orën 11:00,  afër ‘Kalasë së Qytetit’ në Vushtrri.

Po ashtu si pjesë e projektit herët në mëngjes po ashtu nesër do të filloj vendosja, zëvendësimi dhe shpërndarja e kontejnerëve në zonën qendër të qytetit nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” Vushtrri.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur dhe agjendën e aktivitetit.

 

AGJENDË
Koha Aktiviteti
06:00-15:00 Vendosja, zëvëndësimi dhe shpërndarja e kontejnerëve në zonën qendër të qytetit.

”Uniteti” Vushtrri

11:00-11:30 Përurimi i projektit

Fjalë rasti nga kryetari I komunës, z.Xhafer Tahiri

Fjalë rasti nga udhëheqësi i projektit të GIZ-SMS, z.Hofmann

Fjalë rasti nga përfaqësuesi i ORF në Kosovë, z.Hyseni

11:30-12:00 Marsh vetëdijësues, nxënësit e klubeve të gjelbra të shkollave në Vushtrri.
12:00-15:00 Informim i qytetarëve  rreth procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim pranë  PGM të  komunës së  Vushtrrisë.