Republika e Kosoves

Vushtrri

Një cisternë me ujë të pijes vendoset tek Kalaja e qytetit

2024/11/30 - 8:31

Te Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, ka vendosur një cisternë me ujë të pijes përmes së cilës mund të furnizohen qytetarët.
Në terren gjendet edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka vizituar cisternën nga e cila po furnizoheshin qytetarët vushtrrias.
Ndër të tjera, kryetari Idrizi, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante pas sulmit të mbrëmshëm ku u dëmtua kanali i Ibër Lepencit, duke bërë kështu që të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.