Republika e Kosoves

Vushtrri

Njoftim, bllokohet për qarkullim rruga nga rrethi te Ura e Vjetër e Gurit deri te udhëkryqi me rrugën “Skënderbeu’’

2021/04/21 - 12:54

Ju njoftojmë se Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, është duke implementuar projektin për ndërtimin e rrugës. ,”Bedri Pejani’’. Prandaj  me qëllim të realizimit të punimeve është e domosdoshme të bëhet bllokimi i segmentit rrugor nga rrethi te Ura e Vjetër e Gurit deri te udhëkryqi me rrugën ,”Skënderbeu’’.

 Bllokimi i këtij segmenti rrugor bëhet nga data 21.04.2021 deri në përfundim të punimeve, përderisa mund të ketë hapje të kohë pas kohshme, sipas mundësive.

Bllokimin e rrugës obligohet ta bëjë Operatori Ekonomik, ndërsa lejohet qasja e banorëve të zonës.

 Gjithashtu obligohet Operatori Ekonomik që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

 Në raste nevoje kërkohet asistencë e Policisë.

Faleminderit për mirëkuptim!