Republika e Kosoves

Vushtrri

Njoftim për institucionet, shkollat bizneset dhe qytetarët e Komunës së Vushtrrisë

2018/10/18 - 11:43

Pothuajse të gjitha  institucionet, bizneset e shkollat  e Komunës së Vushtrrisë të cilat janë pajisur me kontejnerë  të verdhë 240 litra, t’i shfrytëzojnë ata në mënyrën më efikase që  ndarja e mbeturinave të reciklueshme të jetë sa më e lehtë.

Saktësisht ky lloj i kontejnerëve  është  planifikuar të përdoret për mbeturinat e reciklueshme si: plastikë, kanaqe dhe Karton.

 

 

Komuna e Vushtrrisë në koordinim me Orgazizatat GAC dhe GIZ synon që me anë të aktiviteteve shkollore, qytetare, institucionale të vetëdijësoj popullatën e Vushtrrisë në ndarjen e mbeturinave  të Riciklueshme.

Po ashtu për itinerarin e mbledhjes së këtyre  kontejnerëve  nga ana e kompanisë për pastrim Uniteti do të njoftoheni në ditët e ardhshme.