Republika e Kosoves

Vushtrri

Njoftim për qytetarët e Vushtrrisë

2019/01/03 - 4:28

Të nderuar qytetar,

 

Sot, në mëngjes është vërejtur se në Sheshin “Hasan Prishtina”, i cili është duke u ndërtuar, një qytetar ka ka vendosur terasën dhe shkallët nga konstruksioni metalik pa pëlqimin urbanistik në lokalin e tij i cili gjendet buzë sheshit. Drejtoria për Inspektime gjegjësisht Inspektorati i Ndërtimit pas inspektimit në vendin të ngjarjes ka konstatuar se punimet janë bërë ilegalisht për gjatë ditëve të festës dhe menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve dhe kthimin në gjendjen e më parshëme. Po ashtu për punimet e bëra në mënyrë ilegale i’u është shqiptuar gjobë mandatore në shumën prej 500 euro.  Nëse pala nuk bënë kthimin në gjendjen e më parshme, Drejtoria për Inspektime do të marrë të gjitha masat ligjore përkitazi me legjislacionin përkatës në fuqi.

 

Po ashtu, lusim të gjithë qytetaret e Komunës së Vushtrrisë që ti respektojnë proceduarat dhe legjislacionin në fuqi.

 

Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e ligjit.

 

 

Me respekt!