Republika e Kosoves

Vushtrri

Rrënon tri objekte të ndërtuara pa leje

2010/06/09 - 12:00

Bajram Beqiri drejtori i inspektoratit në administratën komunale, bëri të ditur se ka filluar zbatimi vendimit të komunës për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara.  “Në bazë të një vendimi të mëhershëm të komunës për lirimin e hapësirave publike të cilat janë uzurpuara dhe me qëllim të realizimit të projektit madhor të ndërtimit të shtratit të lumit Tërrstena, sot kemi filluar me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e tri objekteve të cilat gjenden në rrugën “Hys Popova” përball Parkut të qytetit”, ka thënë Beqiri i cili vet ka drejtuar aksionin për rrënimin e këtyre objekteve.
Rrënimi i objekteve do të vazhdoj edhe në pjesë tjera të qytetit ku ka uzurpime të hapësirave publike, aty ku vërtetohet se ka uzurpime të hapësirës publike dhe pronës shoqërore, ka paralajmëruar Beqiri.

Komuna e Vushtrrisë të mërkurën ka filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në hapësira publike. Tri objektet e rrënuara janë në lagjen tak parku i qytetit ku aktualisht është duke u ndërtuar shtrati i lumit Tërrstena. Ky aksion po bëhet më qëllimin më të mirë që qytetarëve tu krijohet një qasje më e mirë, lëvizje më e lirë dhe realizimit planin të planit urbanistik