Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,
Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë e oficer të lartë të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek kompleksi memorial në Vushtrri dhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj.