Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut, kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Vajzave duke zhvilluar bashkëbisedim me vajzat që ndjekin trajnime në fushën e teknologjisë në Innovation Academy.
Drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, janë pritur edhe nga drejtoresha e Innovation Academy, Fatbardha Dallku.
Në këtë takim, vajzat ndanë arritjet dhe përvojat e tyre në fushën e teknologjisë informative, duke treguar për potencialin dhe fuqinë që ato sjellin në zhvillimin e kësaj fushe.