Republika e Kosoves

Vushtrri

SHFUQIZOHET VENDIMI PËR PAGESË TË KYÇJES NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

2022/06/21 - 9:12

 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot ka SHFUQIZUAR vendimin nr. 1082/19, të datës 12.09.2019, për Caktimin e Lartësisë së Pagesës për Kyçje në Rrjetin e Ujësjellësit, nga ish qeverisja me anë të së cilës obligoheshin ekonomitë familjare të paguajnë nga 80 €, dhe bizneset nga 150 € për t’u kyçyr në rrjetin e ujësjellsit.
”Nga marrja e mandatit kryerjen e kësaj pagese nuk e kemi kërkuar nga qytetarët, ndërsa tani edhe juridikisht ky vendim shfuqizohet.
Ky obligim ishte një barrë për qytetarët, ndërsa të njëjtin tani do e bartë komuna”, – shkroi kryetari Idrizi në njoftimin e tij publik.