Republika e Kosoves

Vushtrri

Sterilizo qenin tuaj

2021/03/15 - 2:29

Rekomandim për qytetarët të cilët posedojnë kafshë shtëpiake-qen dhe janë të interesuar për sterilizimin-kastrimin e tyre!

Në qoftë se keni qen dhe doni ta sterilizoni-kastroni atë por nuk mund të përballoni koston e operimit, ju lutemi të drejtoheni tek “North Animal Hospital”, Qendër tranzitore për trajtimin e qenve endacak në numrin e telefonit 044 226 122

Ne nuk duam të shohim qen dhe këlyshë të braktisur në rrugë. Stop braktisjes dhe bëhuni pronarë të përgjegjshëm. Vrasja e tyre është e ndaluar me ligj.

Kujdesuni për qentë në rrugë me ushqim dhe ujë sepse edhe ata kanë nevojat e tyre siç i kemi edhe ne!