Republika e Kosoves

Vushtrri

Thirrje për aplikim për serra

2019/02/11 - 3:46

– Njoftohen të gjithë  të interesuarit se mund të aplikojnë në thirrjen për përfitimin e serrës të tipit “Tunel”- prej  50 m2  (0.5- ari).

– Serra e cila do të montohet, është nga metali і zinkuar, e mbuluar me foli kualitative dhe sistemin e ujitjes pike-pikë. Pa fidane të perimeve!

Aplikuesit duhet t’і plotësojnë kriteret si në vijim;

  1. Të jenë banorë të Komunës së Vushtrrisë;
  2. Lokacioni për vendosjen e serrës të jetë afër vendbanimit;
  3. Të kenë njohuri elementare në këtë lëmi;
  4. Të posedoj burim të ujit të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për ujitjen e perimeve;
  5. Sipërfaqe të mjaftueshme për vendosjen e serrës dhe të përshtatshme për kultivimin e perimeve;
  6. Përparësi kanë fermerët të cilët nuk kanë përfituar më parë (tri vitet e fundit)
  7. Përfituesi duhet të participoj në financimin e projektit nëse përzgjidhet  përfitues. Participimi i përfituesit është 15%

Dokumentet për aplikim:

  1.     Aplikacioni i plotësuar
  2. Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;
  3. Vërtetimin se e ka përmbush obligimin e tatimit në pronë dhe pagesa e mbeturinave;
  4. Dëshmi për posedimin e tokës bujqësore;
  5. Bashkësinë familjare (Çertifikatën familjare).

    Aplikohet në zyrën pritëse të Komunës;

        Afati і fundit për aplikim:  10/03/2019  ora 15:30’.

 

Vërejtje: Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve dhe tentimit për mashtrim do të aplikohen masa ndëshkimore duke mos i dhënë mundësi përfitimi për tre vitet e ardhshme.

Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohen për shqyrtim.