Republika e Kosoves

Vushtrri

THIRRJE PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONIMIN E KAMATËS PËR KREDI PËR ZHVILLIMIN AGRO BIZNESEVE

2019/01/10 - 11:14

Komuna e Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka hapur fazën e aplikimit për subvencionimin e kamatës për kredi për zhvillimin e agro bizneseve dhe bizneseve për të gjithë të interesuarit.

Mënyra e shfrytëzimit të këtyre subvencioneve do të bëhet me financimin e agro bizneseve me kredi nga BKT, kurse kamatën e kredive për përfituesit e këtij projekti e paguan komuna në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me BKT ’në.
Andaj ftohen të gjithë të interesuarit e posaçërisht të rinjtë dhe të rejat që duan të merren me zhvillimin e veprimtarisë agrobiznesore që të aplikojnë për këtë projekte të lartë shënuar :

Vlera e kredisë do të jetë minimumi 10.000,00€ dhe maximum 30.000,00 Euro

Aplikuesit duhet t’і plotësojnë kushtet si në vijim;
 Aplikacionin;
 Të drejt aplikimi kanë personat mbi 18 vjet deri 65 vjet,
 Të jetë banorë i Komunës së Vushtrrisë si dhe veprimtarinë ta zhvillojë në Komunën e Vushtrrisë,
 Mjetet e kredituar të shfrytëzohen ekskluzivisht për investime Agro në veprimtari të ndryshme si në prodhimtari, përpunim, grumbullim etj.
 Investimet duhet të jenë në ato veprimtari që krijojnë të hyra afatgjate dhe punësim,
 Dëshminë kadastrale për pronësi të parcelës ku do të bëhet investimi(fleta poseduese),
 Të kenë parakushte për zhvillimin e asaj veprimtarie,
 Të kenë kapacitet për të kthyer mjetet e kredituara nga banka,
 Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;
 Vërtetimin mbi kryerjen e obligimeve komunale;
 Plani investiv për marrjen e kredisë.

Aplikohet në zyrën pritëse të komunës;
Afati і fundit për aplikim31/01/2019 ora 15:00

Vërejtje: Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve dhe tentimit për mashtrim do të aplikohen masa ndëshkimore duke mos i dhënë mundësi përfitimi për tre vitet e ardhshme.