2021/12/16 - 11:33
Thirrje për aplikim për trajnime në punë për personat me aftësi të kufizuara (PAK) të cilët dëshirojnë të kyçen në kompani private apo organizata. Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP), Handikos Vushtrri dhe Komunat Skenderaj dhe Vushtrri ftojnë kompanitë private dhe organizatat që të aplikojnë për kyçjen e personave me aftësi të kufizuara në trajnime në punë. Thirrja për trajnime në punë është publikuar në kuadër të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga Komunat Skenderaj dhe Vushtrri.
Për më shumë informacione klikoni në linqet më poshtë:
Për shqip: https://workupload.com/file/UqtmcxLczCx
Për anglisht: https://workupload.com/file/SkRj2h4Y7na
Për serbisht: https://workupload.com/file/fPqnJkEAMy2