Republika e Kosoves

Vushtrri

THIRRJE PUBLIKE-për financimin e projekteve te personave juridik – OJQ-ve në vlerë mbi 500 euro nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit

2021/04/16 - 3:06

THIRRJE PUBLIKE

 

  1. 1. Për të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i cili është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Vushtrrisë, të aplikojnë për mbështetje financiare:
  2. Personat juridik – OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:

Kulturë:

akterëve të tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin, zhvillimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në programet kulturore;

Rini:

tradicionale rinore;

Sport:

 

  1. Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision 5-anëtarësh, të cilët do t’i vlerësojnë projektet në bazë të kritereve për vlerësim, sipas rregullores MF-NR 04/2017 mbi kriteret dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe rregullores NR.144/18 të Komunës së Vushtrrisë , mbi ndarjen e subvencioneve.

Kriteret vlerësuese shtesë janë: raporti paraprak narrativ dhe financiar, për projektin paraprak.

  1. Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

 

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programin (e shtypur dhe CD );
  2. Formulari i propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (e shtypur);
  4. Formulari i deklaratës se partneritetit(e shtypur nëse ka me shume se dy OJQ)
  5. Formulari i deklaratës se projekteve te financuara(e shtypur)
  6. Kopja e certifikatës se regjistrimit OJQ –se;
  7. Kopja e certifikatës së numrit fiskal;
  8. Vërtetimi që OJQ, nuk ka obligime ndaj ATK-së
  9. Kopja e konfirmimit nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit;
  10. Kopja e dokumentti identifikues të personit te autorizuar te OJQ-se;
  11. Dëshmi që ka dorëzuar raportin financiar dhe narrativ nga viti paraprak (vetëm për përfituesit për vitin 2020);

 

  1. Afati I fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 15 dite pune dhe përfundon me datën 07.05.2021
  2. Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare: 70.000 Euro

 

  1. Personat juridik – OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti nje (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje publike. Periudha e zbatimit të projektit është deri ne muajin dhjetor 2021

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë Personat juridik – OJQ-të, që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës, së paku një vitë para publikimit të Thirrjes Publike, të cilat aplikojnë me projekt/programe me interes për Komunën e Vushtrrisë.

Personat juridik – OJQ-të duhet të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Para nënshkrimit të kontratës, Personat juridik – OJQ  duhet të paraqesë prova se  menaxheri i projektit nuk është nën hetime për vepra penale, si dhe prova se Personat juridik – OJQ-të kanë zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

 

  1. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare

www.kk.rks-gov.net/vushtrri/.

Thirrje Publike nga DKRSDokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në zarf të mbyllur, në adresën e mëposhtme:
Komuna e Vushtrrisë
Rr.”Adem Jashari”
(zyra e pranimit, QSHQ ne objektin e komunës  )
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues të zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

  1. 9. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: v.rexhepi@rks-gov.net deri me datën 23.04.2021

Me date 21.04. 2021 (e mërkure) ne ora 11:00, organizohet sesioni informues ne hapësirat e kalasë se qytetit!

Vërejtje:

Projektet të cilat nuk i kanë të bashkangjitura dokumentet sipas kërkesës nuk do të merren parasysh nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave.
Shpenzimet e papranueshme përfshijnë: inventari, qiraja për zyre, komunalit si dhe nuk përkrahen projektet e OJQ-ve që mund të kenë ndikim politik, religjioz etj.
Komuna e Vushtrrisë nuk është e detyruar të ndajë të gjithë buxhetin e paraqitur në aplikacion.
Buxheti do të ndahet për projektet kualitative të vlerësuara nga komisioni përkatës.

Dokumentet dhe informacionet mund t’i shkarkoni në linqet e mëposhtme:

Thirrje Publike nga DKRS

F9-Formulari-i-Aplikacionit-per-projekt

F10-Formulari-i-propozim-Buxhetit-te-Perojektit

F11-Forma-e-deklarates-per-financimin-e-dyfishte

F12_Formular_i_deklarates_se_partneritetit

F13 Forma e deklarates se projekteve te financuara

F17 Formular i raportit pershkrues (narrativ) te projektit

F18 Formular i raportit financiar te projektit