Republika e Kosoves

Vushtrri

THIRRJE PUBLIKE-për financimin e projekteve te personave juridik – OJQ-ve në vlerë mbi 500 euro nga fusha e shëndësisë dhe mirëqenies sociale

2021/04/16 - 3:20

THIRRJE PUBLIKE

 

  1. 1. Për të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i cili është i fokusuar në fushën e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Vushtrrisë, të aplikojnë për mbështetje financiare:
  2. Personat juridik – OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:

 

Shëndetësia :

 

Përkujdesje sociale

 

  1. Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision 5-anëtarësh, të cilët do t’i vlerësojnë projektet në bazë të kritereve për vlerësim, sipas rregullores MF-NR 04/2017 mbi kriteret dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe rregullores NR.144/18të Komunës së Vushtrrisë , mbi ndarjen e subvencioneve.

Kriteret vlerësuese shtesë janë: raporti paraprak narrativ dhe financiar, për projektin paraprak.

 

  1. Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

 

 

 

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programin (e shtypur dhe CD );
  2. Formulari i propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (e shtypur);
  4. Formulari i deklaratës se partneritetit(e shtypur)
  5. Formulari i deklaratës se projekteve te financuara
  6. Kopja e certifikatës se regjistrimit OJQ -se(e shtypur);
  7. Kopja e certifikatës e numrit fiskal(e shtypur);
  8. Vërtetimi që OJQ, nuk ka obligime ndaj ATK-së
  9. Kopja e konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit (e shtypur).
  10. Kopja e dokumenti identifikues i personit te autorizuar te OJQ-se(e shtypur);
  11. Dëshmi që ka dorëzuar raportin financiar dhe narrativ nga viti paraprak (vetëm për përfituesit për vitin 2020);

 

 

  1. Afati I fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 15 dite pune dhe përfundon me datën 07.05.2021
  2. Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare: 27.000 Euro

 

 

  1. Personat juridik – OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti nje (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje publike. Periudha e zbatimit të projektit është deri ne muajin dhjetor 2021

 

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë Personat juridik – OJQ-të, që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës, së paku një vitë para publikimit të Thirrjes Publike, të cilat aplikojnë me projekt/program me interes për Komunën e Vushtrrisë.

 

Personat juridik – OJQ-të duhet të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Drejtorisë Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.

 

Para nënshkrimit të kontratës, Personat juridik – OJQ  duhet të paraqesë prova se  menaxheri i projektit nuk është nën hetime për vepra penale, si dhe prova se Personat juridik – OJQ-të ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

 

  1. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare www.kk.rks-gov.net/vushtrri/.

 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në zarf të mbyllur, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Vushtrrisë

Rr.”Adem Jashari”

(zyra e pranimit, QSHQ objekti i komunës )

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

 

  1. 9. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën:naim.ferizi@rks-gov.net deri me datën 23.04.2021

Me date 21.04. 2021 (e mërkure) ne ora 11:00, organizohet sesioni informues ne hapësirat e kalasë se qytetit!

Dokumentet dhe informacionet mund t’i shkarkoni në linqet e mëposhtme:

Thirrje Publike nga DSHPS

F9-Formulari-i-Aplikacionit-per-projekt

F10-Formulari-i-propozim-Buxhetit-te-Perojektit

F11-Forma-e-deklarates-per-financimin-e-dyfishte

F12_Formular_i_deklarates_se_partneritetit

F13 Forma e deklarates se projekteve te financuara

F17 Formular i raportit pershkrues (narrativ) te projektit

F18 Formular i raportit financiar te projektit