Republika e Kosoves

Vushtrri

Urimi i kryetarit Tahiri për muajin e shenjtë të Ramazanit

2021/04/13 - 9:52

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,

Urime fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Është viti i dytë që Ramazanin e presim në pandemi, shumë nga të dashurit tanë nuk janë më në mesin tonë, e shumë të tjerë e vuajnë në trupin e tyre virusin e keq. Le të lutemi për shpirtin e atyre që sjanë më në mesin tonë por edhe të lutemi e të kujdesemi për shëndetin e atyre që i preku coronavirus!

Le të kujdesemi për ata që kanë nevojë në mesin tonë ndërsa iftarin e teravitë le ti kryejmë duke ju përmbajtur rregullave për mbrojtjen e shëndetit.

Agjërim të lehtë e të pranuar!

I juaji
Xhafer Tahiri