Republika e Kosoves

Vushtrri

Vazhdon subvencionimi me pesë cent për litrën e qumështit

2023/03/10 - 7:25

Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të subvencionojë me pesë (0.05) cent litrën e qumështit. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, z.Ferit Idrizi, gjatë një takimi që sot ka mbajtur me fermerët vushtrrias.

“Shumë i lumtur që para fermerëve tanë ndava lajmin e mirë, se subvencionimi për pesë (0.05) cent për litër qumësht do të vazhdojë”, tha ai para fermerëve.

Kryetari Idrizi tha se përkrahja për bujkun e fermerin do të jetë përherë prioritet.