Vizitë në Växjö të Suedisë për mësimin dual
2024/11/08 - 11:17
Një delegacion nga Komuna e Vushtrrisë, i udhëhequr nga Drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, në përbërje edhe të tre profesorëve nga SHMT “Lutfi Musiqi”, Armend Keliqi, Fazime Azemi dhe Shpresa Veseli, si dhe Drejtori i Innovation Academy, Ensar Bajrami, qëndruan për vizitë në Komunën Växjö të Suedisë për të filluar projektin më të ri të Komunës së Vushtrrisë lidhur me mësimin dual.
Gjatë kësaj vizite, kanë arritur të mësojnë nga afër për metodat më të avancuara të realizimit të mësimit dual. Fillimi i këtij projekti të përbashkët është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për nxënësit e shkollave të Vushtrrisë.
Delegacioni ka vizituar institucione, kompani dhe shkolla, si dhe ka marrë pjesë në prezantime të shumta, siç ishin: “Sigma Technology”, Parkun e Shkencës “Växjö Linnaeus”, shkollën “Teknikum”, “Montico”, “Möbelcirkeln”, “Intern Service”, “Ung Företagsamhet” e shumë të tjera!
Avancimi i metodave të mësimit dual ka qenë dhe mbetet premtimi kryesor i Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.