Republika e Kosoves

Vushtrri

Vushtrri: Nis trajtimi i rrugës në të cilën jetojnë tre persona me nevoja të veçanta

2018/04/20 - 3:17

Me qëllim që tua lehtësoj kushtet jetesës të qytetarëve, Drejtoria e shërbimeve publike sot filloi trajtimin me zhavorr të e një segmenti në rrugën ‘Adem Ademi, në periferi të qytetit të Vushtrrisë.

Fillimin e punimeve në këtë rrugë, sot e kanë përcjell nga afër nënkryetari i Komunës, Besim Muzaqi si dhe drejtori i Shërbimeve publike, Sedat Rashica.

Në të dy anët e këtij segmenti të kësaj rruge, janë ndërtuar disa shtëpi, e disa tjera janë në ndërtim e sipër. Pikërisht në këtë rrugë jetojnë disa familje me gjendje të rëndë sociale, si dhe tri familje që kanë familjarë me nevoja të veçanta, të cilët lëvizin me karrocë.

Në këtë rrugë jeton edhe familja Gani Sylejmanit, i cili jeton në kushte të rënda sociale, por që i është ndërtuar shtëpia përmes donatorëve. Kjo familje deri më tani ka jetuar në qendrën kolektive të improvizuar të banimit në afërsi të objektit ‘ish Ambulanta’ e vjetër e qytetit, por që tani ajo është rrënuar me vendim të Komunës si pjesë e renovimit të objektit të ‘ish Ambulanta’ e cila pritet të shndërrohet në Muze të qytetit.