Republika e Kosoves

Vushtrri

Vushtrria sot filloi vaksinimin e personelit shëndetësor

2021/04/02 - 2:46

Sot ka filluar procesi i vaksinimit kundër Coronavirus-it për personelin shëndetësor në Vushtrri.
500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’.

I pranishëm në fillimin e procesit të vaksinimit ishte edhe Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri së bashku me Dr. Bujar Pllana.

Kryetari Tahiri potencoi se fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë. “Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeç të lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës. Kur të vijnë vaksinat këta qytetarë sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën” u shpreh Kryetari.