Republika e Kosoves

Vushtrri

Zgjedhet Këshilli Lokal i Strocit

2022/10/20 - 7:52

Më datë 15.10.2022, në ora 18:00, në lokalet e SHFMU”Liria”, në Stroc, me pjesëmarrjen e një numri të madh të qytetarëve, u themelua Këshilli Lokal i Strocit, i cili do të përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë dhe ku përfaqësohen këto fshatra: Stroci, Bivolaku, Bequku, Gllavatini dhe Zhilivoda.
Kryetar i Këshillit u zgjodh Behar Duraku, ndërsa anëtarë janë zgjedhur: Anita Jashari, Ahmet Klinaku, Emin Hasani, Kastriot Tahiri, Alban Duraku, Gani Klinaku, Kadri Aliu dhe Fitim Krasniqi.
Suksese dhe punë të mbarë për Kryetarin dhe Këshillin Lokal!