Republika e Kosoves

Vushtrri

Pyetja

Regjistrimi i mevonshe i -të të lindurve jashtë institucioneve shëndetësore

Pergjigjet

Regjistrimi i mevonshem-të të lindurve jashtë institucioneve shëndetësore
Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë institucioneve shëndetësore

1. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës, (Jo më e vjetër se 6 muaj),
2. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve(letërnj,ose pasaporta);
3. Vërtetimi nga institucioni shëndetësor për vaksinimin e kryer;
4. Vërtetimi që nuk është i regjistruar;
5. Diplomë, dëftesë shkollore ose vërtetim që është duke vijuar shkollimin;
6. Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor dhe fotokopjet e dokumenteve te identifikimit të dëshmitarëve:
7. Deklarata e dy prindërve për pranimin e atësisë/amsisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
8. Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës;
9. Provat tjera përmes të cilave provohet ose dëshmohet fakti i ndodhjes së lindjes, data, vendi, prindërit, ose ndonjë rrethanë tjetër me rëndësi për lejimin e regjistrimit të mëvonshëm;