Republika e Kosoves

Vushtrri

Lutfi Gerguri

Lutfi Gërguri i lindur me 10.07.1965 në fshatin Studimi e Epërme.

Shkollën fillore  ka përfunduar në fshatin Ceceli, shkollën e mesme drejtimi ekonomik në Vushtrri ,kurse fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1990.

Para lufte ka punuar si kontabilist në disa firma private. Kurse pas lufte në vitin 2002 është punësuar në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë si Zyrtar për Kontabilitet.

Në vitin 2004 është emëruar si zyrtar certifikues, kurse në vitin 2006  emërohet  Udhëheqës i Sektorit të Thesarit dhe njëkohësisht edhe si zyrtar certifikues-aprovues.

Me datën 27.12.2017 me vendim të kryetarit të komunës së Vushtrrisë nr.1447/17  emërohet si Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.