Republika e Kosoves

Vushtrri

Miran Halili

Miran Halili ka lindur në fshatin Galicë, Komuna e Vushtrrisë, veprimtar i çështjes kombëtare që nga viti 1981.

Me profesion është inxhinier i makinerisë.

Eksperienca:

Punëtor i arsimit në QAMO ”Muharrem Bekteshi” në periudhën kohore 1977-1981.

Inxhinier i mirëmbajtjes në KXMK “Trepça”-industria kimike në periudhën 1981-1986

Inxhinier i përgatitjes teknike dhe programer i prodhimtarisë në “Llamkos” Vushtri në periudhën kohore 1985 deri më 1991 deri në vendosjen e masave të dhunshme ku është larguar nga puna.

Mësimdhënës i ShMT “Marin Beçikemi” në intervalin kohor 1992-1999.

Programer dhe anëtar i Bordit drejtues të Llamkos 1999-2000.

Programer i prodhimtarisë në Llamkos pas privatizimit deri sa është mbyllur fabrika.

Angazhimet dhe aktivitetet tjera:

Aktivist dhe kryetar i SP “Llamkos” 1990-2009.

Aktivist i LVV që nga themelimi më 2005.

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë më 27.12.2017 është emëruar Drejtor i Drejtorisë.