Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, si dhe regjistrimi në Kadastër dhe në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme (RDPP) kryhet në përputhje me Ligjin nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje i cili parasheh një procedurë të thjeshtë, taksa të ulëta dhe vetëm disa dokumente që kërkohen nga aplikantët.
Aplikoni tani dhe paguani vetëm një taksë – 1 Euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 1 dhe 2 Euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 2. Përmes një aplikimi të vetëm, ju mund ta legalizoni ndërtimin tuaj dhe ta regjistroni në RDPP.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E SHTËPISË TUAJ (KATEGORIA I E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Matjet e kryera nga një gjeodet i licencuar 4.
A) Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit nuk përfshijnë ndonjë ndryshim në bazën ose lartësinë e ndërtimit, ose ndonjë ndryshim të funksionit aktual, duhet të dorëzohet një deklaratë të nënshkruar nga pronari i ndërtimit, përmes së cilës i pranon të gjitha përgjegjësitë për sigurinë e strukturës së ndërtimit.
(Në rast se shtëpia juaj nuk duket në Ortofoton vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)
Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën ose lartësinë e ndërtimit, ose ndryshime të funksionit aktual, kërkohen dokumentet e mëposhtme:
B) Raporti i profesionistit për stabilitetin strukturor
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit të papërfunduar (nëse aplikohen);
6. Projekti ideor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit);
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI (KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit, duke përfshirë: o Përshkrimin teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Raporti për instalimet e ujit dhe kanalizimit, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet elektrike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet mekanike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri
Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II
(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI (KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit së papërfunduar: o Përshkrimi teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Fotografitë e ndërtimeve fqinjë, brenda distancës 50 metra nga kufijtë e parcelës në të cilën aplikuesi synon ta përfundojë ndërtimin
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri
o Punimet e planifikuara ndërtimore për ta përfunduar ndërtimin
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit (nëse punimet e planifikuara të ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën, lartësinë ose funksionin e ndërtimit; ose nëse nuk ka ndonjë Plan Rregullues Urban, Plan të Hollësishëm Urban ose Hartë Zonale në fuqi që përcakton Kushtet e Ndërtimit në parcelën e dhënë)
6. Projekti kryesor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit)
Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II
(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18);
Dokumentet e nevojshme për legalizim
Shtojca 1B. – Deklaratë e pronarit të ndërtimit pa leje
Shtojca 3. – Formulari standard i aplikimit për lirim nga taksat për legalizimin e ndërtimit pa leje
Shtojca 4. – Shqyrtimi i aplikacioneve për të gjitha kategoritë