2024/02/01 - 5:16
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Fluidi Group” Sh.p.k. – Pasjan, Partesh në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Fabrikën për Prodhimin – Rafinimin e Vajit Ushqimor dhe Margarinës në Pasjan, Komuna Partesh.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 15.03.2024 në ora 10:00 në ambientet e Qendrës Rinore në Partesh, Komuna Partesh, do të organizohet debat publik nga Kompania “Fluidi Group” Sh.p.k. – Pasjan, Partesh në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/82429251700?pwd=PScCjPdlBhUnltHTTRJGZWDT4b8Egv.1
Meeting ID: 824 2925 1700
Passcode: 12345
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Fluidi Group” Sh.p.k. – Pasjan, Partesh për Fabrikën për Prodhimin – Rafinimin e Vajit Ushqimor dhe Margarinës në Pasjan, Komuna Partesh.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.