Republika e Kosoves

Partesh

NJOFTIM ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2019/09/06 - 9:33

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

6 tetor 2019

Periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 3 shtator – 14 shtator 2019

 

Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në ueb-faqen e KQZ-së  www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën tuaj.

Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë sqarime dhe përgjigje në pyetjet si:

Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe jeni nga mosha 18 vjeçare6 tetor 2019.

 

Vizitoni ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh, ose në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, për t’u informuar se në cilën Qendër të Votimit ju mund të votoni.

 

Për të ndërruar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh”.

Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar që të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.