Republika e Kosoves

Partesh

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2019/09/17 - 9:02

Bazuar në udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, nr. 965/2019, për Komisionet Komunale të  Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për Identifikimin e Votuesve në Vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e  Republikës së Kosovës me 6 tetor 2019.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme siç janë:

 

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

 

Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të  gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.