Republika e Kosoves

Podujevë

Asfaltohen rrugë dhe rrugica në Livadicë dhe Dumnicë

2024/10/17 - 7:55

Në fshatrat Livadicë e Dumnicë ka filluar realizimi i projektit për asfaltimin e disa rrugëve e rrugicave.

Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasniqi, i ka përcjellur nga afër punimet.

Drejtori Krasniqi u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë me realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Gjatësia e përgjithshme e këtyre rrugëve të cilat po asfaltohen është mbi 2.6 km.