Republika e Kosoves

Podujevë

Batllava fitues i turneut të verës në futsall “Podujevë 2024”

2024/08/15 - 9:14

Dje janë zhvilluar ndeshjet finale mes grupmoshave U-11 dhe U-13. Poashtu mbrëmë u zhvillua ndeshja kryesore e turneut, finalja mes Shajkocit dhe Batllavës, ku këta të fundit edhe triumfuan.

Finalet e këtij turneu i ka përcjellur Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me zyrtarë nga niveli qendror e lokal.

Ky turne u shënua në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit “Ditët e Diasporës”, ku me përfundimin e këtij turneu edhe u përmbyllen aktivitetet e shënuara të këtij Manifestimi.

I falënderojmë bizneset për kontributin në organizimin e këtyre aktiviteteve verore, si dhe të gjithë qytetarët dhe bashkëkombasit tanë që jetojnë jashtë Kosove e që ishin pjesë e këtyre aktiviteteve.