Republika e Kosoves

Podujevë

Filloi turneu i verës në futsall “Podujevë 2024”

2024/08/10 - 3:58

Mbrëmë është hapur turneu i verës në futsall “Podujevë 2024” në futsall ku edhe janë zhvilluar ndeshjet e para.

Në hapjen e këtij turneu, i cili po zhvillohet në hapësirat e sheshit “Ali Ajeti” morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Humolli-Jashanica.

Ky turne është organizuar nga Komuna e Podujevës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe turneut të verës në futsall “Podujevë 2024”. Turneu i futstallit do të zgjasë deri më 12 gusht, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen prej orës 20:00 në Sheshin “Ali Ajeti”.

Suksese ekipeve garuese!

Ftojmë dashamirët e sportit dhe qytetarët e tjerë ta përcjellin turneun!