Republika e Kosoves

Podujevë

Filluan punimet për rregullimin e oborrit dhe infrastrukturës së objektit të QPS-së

2024/09/16 - 3:47

Ka filluar investimi në Qendrën për Punë Sociale, duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët. Këto investime përfshijnë:

– Rregullimin e oborrit të Qendrës për Punë Sociale duke krijuar një ambient më të përshtatshëm dhe të sigurt për qytetarët që frekuentojnë institucionin.

– Vendosjen e rrjetit të ri të kanalizimit.

– Shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

– Fasadimin e objektit, duke përmirësuar pamjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

– Largimin e rrethojave, duke e hapur qendrën më shumë ndaj komunitetit dhe duke ofruar një qasje më të lehtë për të gjithë.

Ky investim është pjesë e angazhimit të komunës për të ofruar ambiente më të mira dhe më moderne për ofrimin e shërbimeve sociale, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Krahas këtyre investimeve QPS ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Policinë e Kosovës, ku tash e tutje një zyrtar policor do të qëndrojë në ambientet e kësaj qendre për të ofruar siguri për personelin e Qendrës dhe qytetarët që marrin shërbime.