Republika e Kosoves

Podujevë

Java Evropiane e Mobilitetit – Dita botërore pa makina

2024/09/20 - 7:33

Më 22 shtator, ditë e diel, duke filluar nga ora 12:00, në kuadër të Javës së Mobilitetit dhe Ditës Botërore pa Makina, do të organizohet një lëvizje me biçikleta në Podujevë. Shtegu i paraparë i lëvizjes për këtë aktivitet është i gjatë 2.1 km.

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Mjedisit, me mbështetjen edhe të komunave dhe organizatave që merren me çiklizëm, aktiviteti ka për qëllim promovimin e lëvizjes pa makina dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Vendtakimi është tek “Sheshi Katër Dëshmorët”, kurse në hartë mund të shihni shtegun e lëvizjes.

Ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti!