Republika e Kosoves

Podujevë

“Kayak Fest 2024”

2024/08/09 - 10:40

Në vazhdën e aktiviteteve “Ditët e Diasporës” sot do të fillojë edhe “Kayak Fest 2024” në Komunën e Podujevës. Ky festival do të zhvillohet në Liqenin e Batllavës, ku do të zgjasë për tre ditë me radhë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh dhe përvojash për të gjithë pjesëmarrësit.

Në kuadër të këtij festivali, janë planifikuar aktivitete të ndryshme që do të ofrojnë mundësi për argëtim dhe relaksim për të gjitha grupmoshat. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë sportet e ujit dhe të përfitojnë nga një seri aktivitetesh të tjera të organizuara për promovimin e turizmit dhe kulturës lokale.

Ju ftojmë të na bashkoheni!