2024/12/24 - 4:27
Situata e sigurisë në Komunën e Podujevës është vlerësuar stabile dhe e menaxhueshme, vlerësim ky i dhënë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të Komunës së Podujevës, të cilën e kryesoi nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu.
Lidhur me këtë çështje ka raportuar Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bashkim Bajrami, i cili e vlerësoi të qetë situatën e sigurisë. Ai tha se rastet e raportuara nga 01.11.2024 deri më 22.12.2024 janë: Vrasje në tentative 1, tentim vetvrasje 1, lëndim i rëndë trupor 1, lëndim i lehtë trupor 8, sulm – sulm fizik 5, dhunë familjare 12, posedim i substancave narkotike 14, vjedhje e rënde 10, tentim vjedhje 10, mbajtje e pa autorizuar e armëve 13, aksidente me të lënduar 6 dhe aksidente me dëme 36.
Gjatë muajit nëntor 2024, janë mbajtur ligjërata në shkolla. Gjithsej 30 ligjërata te klasat VI-IX me temat “Bullizmi dhe Masat Parandaluese” dhe “Respektimi i shumëllojshmërisë së shoqërisë “ me qëllim parandalimin e ekstremizmimit dhe radikalizmit të dhunshëm, dhe janë mbajtur në 13 shkolla kanë marr pjesë 1608 nxënës.
Përfaqësuesi i KFOR-it dhe përfaqësuesi i FSK-së gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësuan të qetë dhe stabile dhe po ashtu përmendën bashkëpunimin e vazhdueshëm që e kanë me insitucionet lokale.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua “Plani i punës të KKSB-së për vitin 2025” nga anëtarët e KKSB.
Ndërsa te pika “Të ndryshme” anëtarët diskutuan lidhje të ndryshme të cilat ndërlidhen me sigurinë e fshatrave dhe çështje të ndryshme infrastrukturore.