2025/01/23 - 10:52
Drejtoria e Arsimit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Organizatën “Qatar Charity”, qëllimi i të cilit është zhvillimi i njohurive profesionale dhe akademike të nxënësve dhe mbështetja e tyre për të marrë pjesë në olimpiada ndërkombëtare.
Nëpërmjet këtij memorandumi, “Qatar Charity”, përmes Qendrës së Trajnimit INFINIT dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit bashkëpunojnë në organizimin e Olimpiadës së Gjuhës Angleze “KGL Competition” në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë.
Drejtori për Arsim, Avni Fetahu, tha se ndihet i lumtur që nxënësit nga Komuna e Podujevës që do të përzgjedhen nga shkollat për të marrë pjesë në këtë Olimpiadë do ta kenë më të lehtë, pasi me këtë marrëveshje atyre do të paguhen shpenzimet e nevojshme.
Vlera totale e kësaj marrëveshjeje është 16 mijë e 250 euro, nga të cilat 14 mijë e 250 do të financohen nga Organizata “Qatar Charity” dhe 2 mijë euro nga Komuna e Podujevës.