Republika e Kosoves

Podujevë

KPF i rekomandon pikat e rendit të ditës për shqyrtim në Kuvend

2024/09/11 - 2:05

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Podujevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të cilën e udhëheqi kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe anëtarët e ekzekutivit komunal.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, si dhe u shtua një pikë “Propozim-vendimin për transferimin e buxhetit të Komunës për vitin 2024”, e propozuar nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës, që do të mbahet më 12.09.2024, prej orës 10:00.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

1. Propozim-vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025;

2. Propozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit Zhvillimor të Komuës së Podujevës;

3. Propozim-vendimi për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Industriale në Komunën e Podujevës;

4. Propozim-vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-437-1, ZK Podujevë;
4.1 Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;

5. Propozim-vendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësitë kadastrale P-704-0 dhe P-706-0, ZK Llapashticë e Poshtme.
5.1 Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;

6. Propozim-vendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësitë kadastrale P-1615-4, ZK Orllan.
6.1 Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;

7. Propozim-vendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësitë kadastrale P-1119-0, ZK Balloc.
7.1 Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;

8. Propozim-vendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësitë kadastrale P-1057-0, ZK Balloc.
8.1 Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim.